PS refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore, opozita braktis sallën e Kuvendit! Ja mesazhi për deputetët e PD
Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e sotme plenare në Kuvend, pas refuzimit nga mazhoranca të kërkesës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.
Sipas opozitës, largimi i deputetëve nga salla e Kuvendit u bë në shenjë proteste ndaj “shkeljes së hapur të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”.
Në mesazhin drejtuar deputetëve, PD thekson:
“Të nderuar kolegë, nesër, e premte, datë 31 tetor, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.”
 
                        
 
						 
						 
						 
						 
						 
						