Kandidati Florian Binaj takon qytetarët te Fusha e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin! (VIDEO)
Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Tiranës, aktori Florian Binaj, ka vijuar edhe sot takimet elektorale me qytetarët e kryeqytetit.
Ai ka qenë te Fusha e Aviacionit në Tiranë, ku ka biseduar me qytetarët për problematikat që i shqetësojnë dhe jo vetëm.
Binaj kërkoi mbështetjen e tyre, me qëllim për të bërë ndryshimin, ndërsa këta të fundit u shprehën besimplotë se “Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet”.
“Kjo gjë nuk bëhet vetëm”, tha ai mes të tjerash.
Ndërsa një banor i kërkoi ndërtimin e rrethrrotullimit në zonë, ai vijoi:
“Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi”.
Binaj u kujtoi qytetarëve më tej se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
“Një gurë në dorë kemi”, tha ai.
