Sat, Nov 1, 2025

LAJM I FUNDIT/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave shpall 2 nëntorin ditë zie kombëtare! Homazhe dhe ceremoni shtetërore në Pallatin e Kongreseve

  • PublishedOctober 31, 2025

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditën e diel, 2 nëntor 2025, Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohet një ceremoni shtetërore dhe Homazhe Kombëtare në nderim të të ndjerit, në Pallatin e Kongreseve.

Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë

  • 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
  • 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
  • 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.