Sat, Nov 1, 2025

“Balluku po përpiqet të ndalë sa më shumë rrjedhjen e dosjes”- Klodiana Lala: Nuk mund të qendrojë më në detyrën që mban

  • PublishedOctober 31, 2025

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”, lidhur me marrjen si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK. 

Lala thotë se zv.kryeministrja po mundohet të mos lejojë që të rrjedhin detaje nga dosja hetimore në media. Kujtojmë se Balluku po hetohet për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Gazetarja shton se Balluku nuk mund të qendrojë më në detyrën që mban si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, qoftë moralisht apo edhe juridikisht.

Klodiana Lala: E kam thënë më herët kur politikanët hyjnë në SPAK vijnë me një lloj vetësigurie por janë të stresuar. Përpara saj mbërriti motra e saj, Pamela Qirko. Ka qenë pjesë e trupës që ka vetuar prokurorin e posaçëm Dritan Premçi. Mbërriti 20 minuta para dhe pastaj mbërriti zonja Balluku me 2 3 minuta distancë. Kishte një lloj nervozizmi.

Preferoi të mos jepte asnjë shpjegim kur hyri. NJus e pse refuzoi fletëthirrjen e parë dhe e dyta a do japë dorëheqjen. Nuk reagoi por pati një ngritje të dorës për të larguar mikrofonin që është e pranueshme.

Zonja Balluku po përpiqet të ndalë sa më shumë rrjedhjen e dosjes që të kontrollojë diçka që del në publik. Duhet parë me kujdes të dhënat që dalin nga burimet. Nga ana tjetër duket si një zgjedhje interesante pasi motra di shumë gjëra për njerëzit e drejtësisë. Iu ka hetuar këta prokurorë dhe gjyqtarët. Kam qenë në dijeni që të premten që do kishte një të familjes. Zonja Qirko nuk është regjistruar në atë kohë në QKB. Ditën e djeshme u regjistrua zyrtarisht. Në këtë rast është dhe në cilësinë e avokates, janë 3 dosje që janë bashkuar në një të vetme.

Mendoj që Belinda Balluku moralisht nuk mund të qëndrojë më në detyrat që mban. E jep apo jo dorëheqjen e vendos ajo. Por moralisht dhe juridikisht mendoj që nuk mund të qëndrojë në këto çështje.