Sat, Nov 1, 2025

Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si C.Ronaldo (VIDEO)

  • PublishedNovember 1, 2025

5 gola dhe 1 assist në 9 ndeshje. Jasir Asani bën “ligjin” në Iran, me “sallaksin” kuqezi që vijon formën fantastike duke gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe në kampionat. Në javën e 9-të, në sfidën kundër Aluminium Arak, Asani fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të. Po vetë nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke kaluar Esteghlal në avantazh.

Festa e tij si C.Ronaldo ishte një tjetër gjetje që solli festë në shkallët e stadiumit. Në pak javë, Asani është kthyer në lider absolut jo vetëm për ekipin e tij, por dhe në Iran, teksa me 5 gola ndodhet vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Në fund, ekipi i tij doli me 3 pikë pas suksesit 3-1, një fitore që i dhuroi kreun e klasifikimit në kuotën e 16 pikëve, një më shume se Sepahan.