Shuhet Fatos Nano! Agron Gjekmarkaj: Do të kujtohet si figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano, i cili humbi betejën me sëmundjen ditën e djeshme (31 Tetor) pas 24 ditësh në reanimacion.
Gjekmarkaj shprehet se Fatos Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.
“Befasia antikonformiste, pranimi i kundershtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri ne autoironi, aftësia për të bërë marrveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrefyese per politiken shqiptare”, shprehet demokrati.
Gjithashtu Gjekmarkaj u shprehu ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij.
Postimi i Gjekmarkajt:
Mesazh ngushëllimi
Me hidhërim po percillet lajmi i ndarjes nga jeta i ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano.
Në emër tim personal dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.
Z. Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.
Befasia antikonformiste, pranimi i kundershtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri ne autoironi, aftësia për të bërë marrveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrefyese per politiken shqiptare! U prehtë në paqe e ameshim.
