Sun, Nov 2, 2025

Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët, barazim pa gola

  • PublishedNovember 1, 2025

Sot në kuadër të xhiros së 12-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll janë zhvilluar dy ndeshje. Në mesditë, Ballkani ka barazuar para tifozëve të vet ndaj Ferizajt 1:1. Walid Hamidi shënoi për 1:0 në minutën e 16-të për Ballkanin, derisa shifrat i barazoi Betim Haxhimusa në minutën e 48-të.

Ndërkohë, në orët e mbrëmjes Prishtina barazoi pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në duel me Gjilanin. Të dyja skuadrat qëlluan nga një herë shtyllat e portave respektive në fund të pjesës së parë, por nuk arritën të gjejnë golin.