Sun, Nov 2, 2025

PAMJE/ U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës

  • PublishedNovember 1, 2025

Panorama Online ka siguruar pamje teksa mbërrin në spitalin e Vlorës, viktima 35-vjeçar Dalan Allija, që u vra sonte me armë zjarri në fshatin Gjormë të Selenicës.

Viktima ishte për vizitë te xhaxhai i tij pasi jetonte në Levan të Fierit. Një person i erdhi nga prapa teksa po futej në derën e shtëpisë dhe e qëlloi për vdekje. Allija kishte një biznes pike këmbimi për automjetet.

viktima ne spital

Djali i xhaxhait të tij ka qenë pjesë e masakrës së Çoles në Vlorë. Vrasja dyshohet për qëllime hakmarrjeje, por nuk dihet nëse Dalan Allijan ka qenë shënjestra e atentatit.