Sun, Nov 2, 2025

Zbulohen mbetje kockash në Shpellën e Kopiles, ngrihet menjëherë grupi hetimor

  • PublishedNovember 1, 2025

Në Shpellën e Kopiles, në Leskovik, janë konstatuar mbetje kockash në brendësi të liqenit termal që u zbulua nga turistë çek disa muaj më parë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë janë gjetur fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.

Mbetjet janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë pas njoftimit është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të rastit.