Mon, Nov 3, 2025

Do të jetë opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”? Flet për herë të parë Dalina Buzi

  • PublishedNovember 2, 2025

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe zërash në media,  gazetarja e njohur Dalina Buzi ka vendosur të sqarojë vetë publikisht zërat që e lidhin me sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”. Në një reagim të bërë në rrjete sociale, Buzi hodhi poshtë lajmet se do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve apo stafetës së produksionit këtë vit.

“Jo, nuk do të jem pjesë e këtij sezoni,” – u shpreh ajo, duke sqaruar se, pavarësisht përfshirjes së saj në edicionet e mëparshme, këtë herë ka vendosur të mos angazhohet drejtpërdrejt në program. Megjithatë, Dalina zbuloi një detaj interesant që ka ngjallur kuriozitet te publiku: produksioni i “Big Brother VIP Kosova” po investon fuqishëm për të ngritur cilësinë e transmetimit dhe për ta bërë këtë sezon më të madh se kurrë më parë.

Sipas saj, spektakli pritet të vijë me një kast shumë të fortë personazhesh, standarde të reja teknologjike dhe një përvojë televizive që synon të ngrejë nivelin e formatit në çdo aspekt, nga skenografia e deri te dinamika e lojës.

Në fund të reagimit, Buzi uroi sukses për Olsa Muhametin dhe Alaudin Hamitin, të cilët këtë vit do të mbajnë drejtimin e formatit, duke e quajtur projektin “të madh dhe sfidues”. Burime pranë produksionit ndërkohë konfirmojnë se sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë shumë shpejt në ekran.