VIDEO/ Gola dhe spektakël, Barcelona nuk fal ndaj Elches
Barcelona nuk fal në shtëpi ndaj Elches, duke fituar me shifrat 3-1. Katalanasit zgjidhën ndeshjen shumë shpejt, duke shënuar dy herë, me Yamal dhe Torres.
Mir shkurtoi diferencat, me golin e tij në fundin e pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Rashford i dha fund dilemave një herë e mirë për këtë takim.
Ekipi i Flick është në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, 5 pikë më pak se Real Madrid.
