Tare: Leao të bën të fitosh ndeshjet nëse është në formë, unë fitova derbin që duhej
Igli Tare ka folur për “DAZN” pak minuta para fillimit të duelit mes Milanit dhe Romës, duke u ndalur te pikë të ndryshme të kësaj ndeshje, ndarjes nga jeta të Xhovani Galeones, por edhe situatës që po kalojnë sulmuesit e kuqezinjve.
Si është trajneri dhe a ju duket kjo ndeshje pak si një derbi?
Para se të vinim këtu, biseduam me të për Galeonen; ai kishte një marrëdhënie të veçantë me të dhe e ndjente si një pjesëtar të familjes. Unë kam parë mjaftueshëm derbi dhe fitova atë që kishte rëndësi më 26 maj. Duhet të mendojmë vetëm si të fitojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Nëse fitojmë, do të arrijmë ekipet e para në tabelë dhe duhet të qëndrojmë pozitivë.
Kureshtar të shohësh Nkunkun dhe Leaon?
Nkunku ka luajtur si qendërsulmues për 72% të karrierës së tij, ai e bën mirë dhe gjithashtu mund të luajë me shpinë nga porta. Do ta shohim me Leaon, ata dinë të kombinohen mirë. Himenez po kalon një moment “jo”, por ai ka besimin e klubit dhe stafit. Ne shohim përpara, këto gjëra janë pjesë e lojës.
A keni arritur të hyni në kokën e Leaos?
Më duket një djalë i mbarë. Nga jashtë ai të jep një ide tjetër, por kemi folur shumë dhe kur është në formë, të bën të fitosh ndeshjet. Na premtoi se do të luajë një ndeshje të madhe sonte.
PANORAMASPORT.AL
