Mon, Nov 3, 2025

Sezoni i Liverpool, Salah: S’jam i lumtur për ecurinë, e prisja të ishte e vështirë

  • PublishedNovember 2, 2025

Liverpool nuk e ka nisur si duhet sezonin, me rezultatet që kanë qënë negative. Pas triumfit ndaj Aston Villas, sulmuesi i The Reds, Momo Salah, bëri komentin e tij për situatën.

“Nuk jam i lumtur me këtë fillim të sezonit.Por e dija që do të ishte një sezon i vështirë për ne.

Kemi nënshkruar me shumë lojtarë të rinj dhe të gjithë kemi nevojë për kohë që të përshtatemi.” Fitorja ndaj skuadrës nga Birmingham erdhi pas 4 humbjeve radhazi.