Nëna e një prej viktimave të Novi Sadit nisi grevë urie, tensione pranë Kuvendit të Serbisë! Protestuesit përplasen me policinë
Përpara Kuvendit të Serbisë kanë shpërthyer protesta, pasi një grup qytetarësh janë mbledhur duke shprehur mbështetje për Dijana Hrka-n, e cila ndodhet në grevë urie pasi humbi të birin në tragjedinë e Novi Sadit.
Sipas mediave serbe, protestuesit sulmuan dhe ofenduan policinë si dhe qytetarët e tjerë të pranishëm në shesh që janë kundër bllokadave, duke hedhur në drejtim të trye shishe dhe fishekzjarrë.
Raportohet se ka pasur edhe tentativa për të thyer kordoni policor dhe për të hyrë në sheshin para Kuvendit, ku qytetarët që janë kundër bllokadave dëgjohen duke luajtur këngë serbe dhe duke thënë “Kosova është zemra e Serbisë”.
Kujtojmë se Dijana Hrka, nëna e Stefan Hrkas që humbi jetën në tragjedinë e Novi Sad, ka nisur sot grevën e urisë pranë Kuvendit të Serbisë.
Hrka gjatë një tubimi në Novi Sad dje njoftoi se do të fillojë grevën e urisë duke kërkuar të sqarohen përgjegjësit për vdekjen e djalit të saj dhe të tjerëve që humbën jetën nga rënia e mbulesës.
Sot, sipas mediave, ajo ka shtuar kërkesa të reja, përfshirë shpalljen e zgjedhjeve dhe lirimin e studentëve që, sipas saj, janë arrestuar padrejtësisht.
