“Të enjten kam thirrur në interpelancë urgjente Belinda Ballukun”- Klevis Balliu: Mega-afera e Tunelit të Llogarasë, 50 milionë euro i janë grabitur popullit më të varfër të Europës
Deputeti demokrat Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ka thirrur në Kuvend në interpelancë për seancën e së enjtes, zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Balliu thotë se Tuneli i Llogarasë është një mega aferë, ku 50 milionë euro i janë grabitur popullit më të varfër të Europës.
Postimi i Balliut:
Të enjten, kam thirrur në interpelancë urgjente Belinda Ballukun.
Do të kërkoj llogari për mega-aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ku Belinda Balluku dhe Edi Rama i kanë vjedhur 50 milionë euro popullit më të varfër të Europës për aventura ndërkombëtare dhe interesa personale politike.
Kjo aferë është simboli i një qeverisjeje që grabit, jo që zhvillon.
Të enjten, e vërteta do të flasë në Kuvend
                        