Tue, Nov 4, 2025

“Kemi probleme, por mbetemi në nivel konkurrues”, Conte: Fokusi te ndeshja ndaj Frankurt në Champions

  • PublishedNovember 3, 2025

Napoli synon rezultat pozitiv, në ndeshjen ndaj Franfurt në Champions League. Trajneri i ekipit italian, Antonio Conte tha se skuadra, pavarësisht problemeve, mbetet në nivel konkurrues.

Në ligë, dy gola më pak se vitin e kaluar. A prisni më shumë nga sulmuesit?

“Para së gjithash, dikush duhet të ketë shënuar, sepse jemi në krye të tabelës. Gjithmonë e shikon gotën gjysmë bosh, po kemi probleme si me integrimin e lojtarëve të rinj ashtu edhe me dëmtimet. Që nga fillimi i vitit, kam dëgjuar kritika të vazhdueshme, pastaj shikoj tabelën dhe jemi në krye të tabelës. Kemi kompensuar shumë mungesa, dhe pastaj shoh Napolin në krye të tabelës. Bëjini vetes këto pyetje? A duhet të fitojmë? Sa gola të tjerë ka shënuar Anguissa? Tre? Jepini ato gola sulmuesve. Le të bëjmë një analizë serioze”.

Napoli-Eintracht si Itali-Gjermani. Serie A mbetet prapa Bundesligës?

“Sinqerisht, nuk mendoj se liga italiane është prapa Bundesligës, niveli është i njëjtë. Mendoj se Premier League është e paarritshme tani, duke pasur parasysh fuqinë e tyre ekonomike dhe rritjen që kanë përjetuar. Mund ta kemi zili Gjermaninë që luan më pak ndeshje, ky është një avantazh. Ata mund të pushojnë për Krishtlindje, dhe ky është një avantazh. Bayerni bën një kampionat më vete, dhe pastaj ka ekipe të forta si Leverkusen, Eintracht, Stuttgart dhe Borussia Dortmund në nivelin tonë”.