Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Laçi, Pogradeci, Besa & Kastrioti
Java e 10-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Skënderbeu – Korabi. Korçarët u rikthyen te fitorja në shtëpi, pasi mundën Korabin 3-2.
Në ndeshjet e tjera të luajtura po ditën e sotme, Besa mori fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti AF Luftëtarin në transfertë 2-1. Me të njëjtin rezultat 2-1 fitoi edhe Laçi ndaj Lushnjes.
Pogradeci fitoi minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë në shtëpi. Kastrioti vazhdon ecurinë e mirë dhe pas fitores me Skënderbeun, mundi edhe Kukësin në transfertë 1-0.
Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Iliria – Burreli 2-2.
Pas përfundimit të javës së 10-të, Skënderbeu mban vendin e parë me 25 pikë, ndërsa Laçi renditet i dyti me 20 pikë.
Kategoria e Parë, java 10
Iliria – Burreli 2-2
Kukësi – Kastrioti 0-1
AF Luftëtari – Besa 1-2
Laçi – Lushnja 2-1
Pogradeci – Apolonia 1-0
Skënderbeu – Korabi 3-2
			
				
             
                        