Rita Ora dhe Yll Limani zbulojnë fragmentin e parë të këngës së tyre të re!
Është zyrtare! Rita Ora dhe Yll Limani do të publikojnë së shpejti projektin e tyre të parë muzikor së bashku, dhe fansat janë në pritje të madhe për këtë bashkëpunim të shumëpritur.
Lajmi erdhi përmes një videoje të shpërndarë nga Yll Limani në TikTok, ku ai zbuloi disa fragmente të këngës së re. Në videon e postuar, dëgjohet një harmoni perfekte mes zërit të tij dhe vokalit të Rita Orës, duke krijuar një atmosferë të veçantë që ka shkaktuar emocion tek ndjekësit.
Kënga që po vjen është një version i ri i këngës “All Natural”, një prej hiteve më të fundit të Rita Orës. Ky remix i veçantë do të sjellë energji të freskët dhe ritëm modern, ndërsa Yll Limani do të sjellë stilin e tij karakteristik, i njohur për interpretimet e ndjeshme dhe të pasura me emocione.
@ylllimaniiOOOPSSS @Rita Ora 👀🧡 #newmusic #artist #music #ylllimani #ritaora 
Projekti muzikor është parashikuar të publikohet shumë shpejt, dhe ndjekësit mezi po presin për ta dëgjuar. Ky bashkëpunim i papritur ka shkaktuar shumë emocion mes fansave të të dy artistëve, të cilët janë të etur për të parë se si do të kombinohen dy stillet e ndryshme të muzikës së tyre.
Një gjë është e sigurt: kur Rita Ora dhe Yll Limani bashkohen, muzika e tyre do të jetë një sukses i garantuar!
                        