Tue, Nov 4, 2025

David Harbour reagon pasi Millie Bobby Brown e akuzoi për ngacmim: Nuk ishte qëllimi im

  • PublishedNovember 4, 2025

Asgjë që David Harbour kishte thënë në të kaluarën për vajzën e tij televizive në serialin “Stranger Things”, Millie Bobby Brown, nuk parashikonte zhvillimin që do të vinte më pas, me aktoren që do të vazhdonte të ngrinte një padi zyrtare kundër tij për ngacmim dhe bulizëm.

Harbour kishte deklaruar më parë se ndjente dashuri të thellë për Brown, “vajzën” e tij televizive në serialin e njohur. Në një intervistë në vitin 2021, në podkastin “That Scene with Dan Patrick”, aktori kishte folur me emocion për marrëdhënien e tij “të veçantë” me kolegen e tij të re, duke theksuar se ndihej pothuajse si vajza e tij.

“Gjithmonë kam ndjerë një ndjenjë të thellë atërore për të”, kishte thënë ai.

David Harbour kujtoi se Brown ishte vetëm 12 vjeç kur filluan xhirimet e sezonit të parë të “Stranger Things”, i cili u shfaq premierë në Netflix në vitin 2016. “Unë dhe Millie kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë, sepse e takova kur ishte shumë e re, përpara se të vinte gjithë kjo famë e madhe”, tha ai. “Unë jam mbrojtës i saj. Shqetësohem shumë për të, për famën dhe gjithçka me të cilën duhet të përballet”, shtoi ai.

Në serial, Harbour luan rolin e oficerit të policisë Jim Hopper Jr., i cili bëhet babai adoptues i personazhit Eleven të Brown. Marrëdhënia e tyre gjatë dhe jashtë sheshit të xhirimit është portretizuar si e ngrohtë dhe familjare për vite me radhë, por sipas raporteve të reja, klima thuhet se ka ndryshuar vitet e fundit.

Sipas një burimi të cituar nga “Daily Mail”, aktorja 21-vjeçare paraqiti një raport të gjerë duke akuzuar Harbour për ngacmim dhe bullizëm, pak para se të fillonin xhirimet e sezonit të pestë dhe të fundit të serialit: “Millie Bobby Brown paraqiti një raport për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonin xhirimet e sezonit të fundit. Kishte faqe mbi faqe me ankesa. Hetimi zgjati muaj të tërë.