Barazim me gola, Egnatia e Vllaznia dhurojnë show, Vora dhe Partizani nuk ndezin (VIDEO)
Këtë të martë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 10-të të Superiores. Barazim spektakolar në Rrogozhinë 2-2 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Kallaku shënoi për shkodranët në fund të pjesës së parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, ishte Ihaja që vendosi ekuilibrat.
Balaj riktheu epërsinë e mysafirëve duke ekzekutuar saktë një penallti, sakaq kampionët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangajt.
Egnatia mori një pikë nga ky takim pas golit të Haime në minutat e fundit.
Sfida tjetër mes Vorës dhe Partizanit u mbyll pa gola.
