Wed, Nov 5, 2025

Zbulohet projekti muzikor i papublikuar i Dafina Zeqirit dhe Feros!

  • PublishedNovember 4, 2025

Prej disa muajsh tashmë, rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet se dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Fero, po punojnë për një duet. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, në TikTok kanë filluar të qarkullojnë disa fragmente të një kënge që dyshohet se i përket projektit të shumëpërfolur.

Në videot që kanë shpërndarë përdoruesit e TikTok-ut, dëgjohen disa sekuenca muzikore që fansat janë të bindur se janë pjesë e këngës që dyshja ka regjistruar prej kohësh. Pavarësisht se ende nuk ka asnjë informacion të konfirmuar për publikimin e këtij dueti, spekulimet janë rritur çdo ditë, duke shkaktuar shumë diskutime dhe pyetje në rrjetet sociale.

As Dafina dhe as Fero nuk kanë reaguar ende për këto thashetheme, por komentet dhe postimet e fansave po rriten. Disa janë të sigurt se bashkëpunimi është gati për t’u publikuar, ndërsa të tjerë mbeten të dyshimtë për arsye të panjohura pse projekti nuk ka parë ende dritën e publikimit.

Për momentin, gjithçka mbetet në dyshim dhe fansat presin me padurim për të mësuar nëse ky duet do të realizohet së shpejti, ose do të ngelet vetëm një ëndërr për të cilën është folur shumë.

 

@unpublishedks#fyppppppppppppppppppppppp #tiktok #viraltiktok #bigbrothervipalbania #bigbrother

♬ original sound – Music-Kosovo!!