Wed, Nov 5, 2025

“Opozita duhet të kërkojë dorëheqjen e Ballukut”- Lubonja: Sistemin që kemi sot e kanë bërë bashkë, nuk ka më rotacion

  • PublishedNovember 4, 2025

Analisti Fatos Lubonja ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24 teksa foli edhe për rastin e marrjes si e pandehur të Belinda Ballukut nga ana e SPAK.

Lubonja është i mendimit se opozita, ashtu si në rastin e Veliaj një vit më parë, duhet të kërkojë dorëheqjen e Ballukut.

Sakaq, shton se Shqipëria vuan sot nga mungesa e rotacionit politik dhe kjo për shkak se sistemi PD-PS ka pësuar “mutacion” me ardhjen e Ramës në pushtet.

Fatos Lubonja: Unë gjykoj që përderisa Veliaj iu bë gjitha ajo protestë dhe duhej të kërkohet dorëheqja e Ballukut minimalisht. Tani Berisha ka thënë jo. Intuita ime, është që padyshim sistemin e kanë ngritur bashkë, sistemin e oligarkisë që bashkëpunon dhe të dy partitë kishin oligarkët e vet. Dikur. Tani intuita mos ndoshta ndonjë nga oligarkët e Berishës që ka marrë nderet tani nga Balluku për hir të ndereve i k thënë mos i bini në qafë. Provon tezën që sistemin e kanë bërë bashkë. Ky sistem ka pësuar një mutacion me Ramën.

Sepse bënin dhe rotacion, njëherë Fatos Nano, një herë Sali Berisha, ndërronin por sistemi oligarkik mbetej. Mutacioni, që tani nuk ka më rotacion, shumica e oligarkëve janë me Ramën. Gjithnjë e më shumë si e shohim me sy edhe te mediat e me radhë. Dhe në këtë kuptim që të thuash janë njësoj nuk qëndron. Kam qenë i tezës më mirë dy banda se një bandë. Tani nuk ka më kontroll. Rama ka shumë më pak kontroll nga opozita se më parë.

Po të ishte sistem me drejtësi të pavarur nuk kemi pse i kërkojmë opozitës dil në shesh dhe protesto, nuk ka nevojë se i kam besim drejtësisë që i vë prangat keqbërësve. Bëhet vetë rotacioni. Ne kërkojmë protesta sepse nuk besim te opozita. Në këtë kuptim sikur të kisha besim te prokurorët që nuk janë gjysëm të kontrolluar, gjithë këto çështje të mëdhaja, si për shembull inceneratorët nuk i kanë shkuar Veliajt. Gjithë ato lek të mëdha. SPAK nuk i shkon sistemit deri në fund. Kap një segment të veprimtarisë së njërit që është akuzuar.