Neda konfirmon zyrtarisht ndarjen nga Ogren Balluku!
Neda Balluku ka thyer heshtjen për ndarjen nga Ogreni pas 15 vitesh bashkë.
Në një intervistë mes shumë emocionesh në “Goca dhe Gra” në Top Channel, e rezervuar për detajet, ajo pranoi ndarjen.
“Po, lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jemi në këtë situatë. Një ngjarje e ngjashme na ka ndodhur dhe në 2020. Atëherë ia kemi dalë ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur familjen e bashkuar, si çdo nënë apo si çdo grua shqiptare. Nëse do ktheja kohën prapa do bëja të njëjtën gjë sepse nga ai pajtim erdhi në jetë goca ime e vogla.
Megjithatë, prej shumë vitesh tashmë marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka që dua të them për këtë. Do të doja shumë që këtë moment ta menaxhoja me privatësi, sepse prioriteti më i madh dhe i vetëm janë fëmijët e mi. Mos më ngacmoni tek kalamajt sepse nuk mundem! Fëmijët e mi në këto momente janë gjëja më e rëndësishme, duhen mbrojtur dhe gjej rastin t’i them se “mami ju do shumë dhe jeni jeta ime”.
Unë mendoj që çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient dhe marrëdhënie të prindërve të shëndetshme. Përpara fëmijëve asnjë nënë nuk e vë veten e vet. Asnjë vendim nuk është i pa menduar, madje vendime të tilla duhen vite për t’u marrë. Unë nuk e di kush në këtë botë merr vendime të pa menduara, impulsive dhe vendime emocionale kur bëhet fjalë për një familje dhe fëmijë…“
