Serie A “thërret” Uzunin, “bomberi” reflekton largimin nga Austin
”Evropa thërret Uzunin”. Në MLS, në Amerikën e largët, Uzuni theu një tabu të madhe, u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Austin, por vetëm kaq nuk mjafton. Dëshira për t’u rikthyer edhe një herë si protagonist në futbollin e rëndësishëm është më e fortë se komoditeti apo paratë që ofron Amerika.
Pasi shkroi historinë në Spanjë, te Granada, Uzuni kërkon të provojë veten edhe në një tjetër kampionat elitar si Serie A, kjo me sa duket është dëshira e tij, fakt që Uzuni ja ka rrëfyer edhe njerëzve të afërt. Kjo dëshirë e fortë e Uzunit lidhet edhe me faktin se në fund të këtij viti, në 2025, MLS merr një pauzë të gjatë, shkëputet deri në muajin mars. Kjo ide e sulmuesin kuqezi lidhet edhe me fatin se Shqipëria është në garë për të siguruar një biletë për në Botërorin FIFA2026, nëse kjo ëndërr bëhet realitet, Uzuni kërkon të jetë në SHBA në kushte perfekte.
Në kushte të tilla, duke njohur edhe dëshirën e lojtarit, në Serie A del në skenë një skuadër që kërkon një sulmues në janar, Caglieri. Në Itali, mediat shkruajnë, se pikërisht për këto arsye të sipërpërmendura, Caglieri është gati të futet në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Ideja e drejtuesve të Caglieri-t është të sigurojnë shërbimet e Uzunit në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, për të vlerësuar më pas blerjen e kartonit të tij. Nuk është kundër kësaj ideje edhe lojtari i Austin. Kjo periudhë, deri në fund të këtij sezoni, mund të jetë një test edhe për Uzunin, për të provuar vetën në Itali.
()
