Wed, Nov 12, 2025

Anglia “tërbon” tifozët kuqezi, Air Albania “Sold Out” ndaj “Tre Luanëve”

  • PublishedNovember 12, 2025

Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.

Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.