Wed, Nov 12, 2025

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë, situata

  • PublishedNovember 12, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet nesër në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore. Në ndeshjen e nesërme nuk do të jetë në dispozicion Ermir Rashica, i cili ka një ngarkesë muskulare dhe stafi teknik ka vendosur të mos e rrezikojë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 nëntorit ndaj Ukrainës.

Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe ekipi është përqendruar maksimalisht për këtë përballje. Stafi teknik ka punuar me intensitet gjatë ditëve të fundit, duke u fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në përmirësimin e lojës në fazat mbrojtëse e sulmuese.