Thu, Nov 13, 2025

Sylvinho “sakrifikon” dy lojtarë, zbulohen kush përfundon në tribunë ndaj Andorrës

  • PublishedNovember 13, 2025

Ndaj Andorrës, trajneri Sylvinho ka disa dilema në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë nga minuta e parë, por duket se nuk ka dyshim se kush do të përfundojë në tribunë për këtë takim, pasi tekniku kuqezi është i detyruar të heq dorë nga dy lojtarë.

“Panorama Sport” mëson se në tribunë do të jenë sot Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti.

Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Silvinjo ka 25 lojtarë në dispozicion.

Sonte pritet një duel i zjarrtë ku kuqezinjtë kërkojnë vetëm fitoren dhe shpresojnë që Anglia të mposhtë Serbinë në “Wembley”.