“Sfidë e vështirë, por Shqipëria e zgjidh ndeshjen”, Duro: Të fokusuar këtu dhe jo me mendjen te Anglia
Në Sport News në News 24, trajneri i njohur, Shpëtim Duro u shpreh se ndeshja ndaj Andorrës është e vështirë, por u tregua besimplotë për 3 pikët.
“Edhe unë jam dakord për trajnerin, deri tani është i suksesshëm, edhe pse nuk erdhëm me ndonjë CV, te Shqipëria të them të drejtën ka bërë mirë, shkoi në Europian, shkoi afër play-off. Situata ndryshojnë dita-ditës. Presim deri në përfundimin e kampionatit.
Sa i përket ndeshjes, njëra nuk i ngjason tjetrës, interpretohet ndryshe këtu e atje me Andorrën, është ndryshe me Anglinë. Kështu që shpresojmë të qetësohemi e me goleadë apo jo, unë e shoh të mbyllur. E rëndësishme është të fitojmë sot. Është edhe plani psikologjik, se është ndeshje vendimtare, kjo është për play-off. Kur shkoi Anglia ishte edhe me komode, kurse ne e kemi për jetë a vdekje këtë ndeshje. E shoh ndeshje të vështirë por kam besim te skuadra që do e zgjidhë për ta fituar”, tha ai.
