Ariana Grande sulmohet nga një fans në premieren e “Wicked” në Singapor
Ariana Grande u sulmua papritur nga një fan gjatë shfaqjes së filmit të saj të ri, Wicked: For Good, në premieren në Singapor të enjten. Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare po ecën krah aktores Cynthia Erivo, 38 vjeç, kur një burrë i erdhi nga pas dhe e mbërtheu atë me krah, duke u përpjekur të afronte. Cynthia, që luan rolin e Elphabës në filmin Wicked, reagoi menjëherë dhe u vuri vetë trupin përpara Ariana-s, duke përpjekur ta mbrojë atë nga agresori dhe duke iu drejtuar atij me fjalë.
I can’t believe i just woke up to seeing videos of ariana getting attacked. and the way cynthia stepped in so fast to protect ariana & the way she held her to check her after. AND WHY WERE THE SECURITY SO SLOW TO HELP?? WHAT IF THIS MAN HAD A WEAPON? pic.twitter.com/vHc8JeYG9W
— tiana claus 𐙚⋆°。⋆♡ DEFROSTING!! (@bwrbiegirl) November 13, 2025
Në videon që u shpërnda në internet, duket burri që i afrohet Ariana-s dhe e mbërthen, ndërkohë që ajo mundohej të largohej. Rojet ndërhyri menjëherë dhe e tërhoqën burrin, ndërsa Ariana mbeti e tronditur dhe u “ngushëllua” nga Cynthia.
Bëhet fjalë për Johnson Wen, një personazh i njohur për ndërhyrjet e tij në tapetin e kuq, i cili ka sulmuar më parë edhe këngëtarë të tjerë si Katy Perry, The Weeknd dhe The Chainsmokers. Wen, i njohur edhe si “Pyjama Man” në internet, postoi një video ku i shprehte mirënjohjen Ariana-s për mundësinë për t’u afruar me të. Ai e përshkroi këtë si “ëndrrën” e tij.
Pas incidentit, fansat e Ariana-s reaguan ashpër, duke e quajtur sjelljen e Wen të papranueshme dhe të rrezikshme. Ata theksuan se, pas gjithë traumave që ka kaluar Ariana, ky veprim ishte një ofendim i madh për të, për aktorët e tjerë dhe për fansat e saj.
Premiera e Singaporit është ndalesa e vetme aziatike në turin promovues ndërkombëtar të filmit, i cili do të përfundojë në Nju Jork më 17 nëntor.
