Fri, Nov 14, 2025

“Dhemb shumë, i urrej humbjet”, trajneri i Serbisë pas dështimit: Nuk ka Botëror për ne? Ky është futbolli

“Dhemb shumë, i urrej humbjet”, trajneri i Serbisë pas dështimit: Nuk ka Botëror për ne? Ky është futbolli
  • PublishedNovember 14, 2025

Humbja 0-2 ndaj Anglisë bën që Serbia tashmë të mos ketë tashmë asnjë shans për Botëror. Pas disfatës, trajneri i kësaj përfaqësuesje, Paunovic u shpreh i zhgënjyer.

“E kam thënë tashmë që i urrej humbjet dhe se më dhembin shumë. Nuk jam i kënaqur, por… A mund të kishte shkuar më keq? Jo! Mund të kishte shkuar më mirë. Duhet ta kishim futur atë top në portë, qoftë me thembër, qoftë në këtë mënyrë apo në atë”- tha tekniku serb.