Justin Baldoni ishte gati të hiqte dorë nga filmi ‘It Ends With Us’ për shkak të Ryan Reynolds!
Justin Baldoni pretendon në një padi të re gjyqësore se një takim intensiv dhe i papritur kokë më kokë me Ryan Reynolds e la atë “të paralizuar emocionalisht” dhe gati për të “hedhur në erë” filmin “It Ends With Us”, për shkak të karakterizimeve dhe akuzave të pakëndshme që, siç pretendon ai, aktori bëri kundër tij.
Sipas dokumenteve të marra nga People, Justin Baldoni përshkruan në mesazhet drejtuar Rainn Wilson se u “befasua” nga Ryan Reynolds në janar 2024, gjatë vizitës së tij në apartamentin e tij dhe Blake Lively në Nju Jork.
“Ryan më foli sikur të isha pesë vjeç dhe më qortoi”, thuhet se shkroi ai, duke pretenduar se çifti e akuzoi se ai dhe partnerja e tij, Jamie Heath, “nuk janë ata që duken” dhe se fakti që ata kanë një podcast “është i rrezikshëm sepse krijon përshtypjen se janë të padëmshëm”.
Sipas padisë, Ryan Reynolds dyshohet se bëri një sërë akuzash që Baldoni i përshkroi si “krejtësisht jashtë kontekstit”. “Është e vështirë të ndihesh sikur ajo që mendojnë për ty është e rreme kur ata vetë janë të bindur se është e vërtetë… Isha i paralizuar emocionalisht, diçka që nuk e kam ndjerë prej vitesh”, tha ai. Ai shtoi se luftonte brenda vetes midis reagimit të fortë dhe “njohjes së ndjenjave të Blake dhe Ryan”, kërkimfaljes, “pranimit të gjithë zemërimit të një burri të zemëruar”. “U luta për fjalët e duhura dhe ato nuk erdhën kurrë “, shkroi ai.
Regjisori tha gjithashtu se një pjesë e akuzave kishin të bënin me sjelljen e tij në shesh xhirimi të filmit, i cili ishte për dhunën në familje dhe u përshkrua si “abuziv”. “Na thanë se ishte përvoja më e keqe e jetës së saj”, pohoi ai për bashkë-yllin e tij . “Dhe se të tjerët dëshmuan… se sjellja jonë në shesh xhirimi ishte ‘e tmerrshme’”.
Blake Lively ka paditur Justin Baldonin që nga dhjetori i vitit 2024, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe hakmarrje dhe duke kërkuar miliona dollarë dëmshpërblim. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është përgjigjur me një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh kundër Blake Lively, Ryan Reynolds dhe të tjerëve, por kjo u rrëzua nga një gjyqtar në qershor. Gjyqi është planifikuar për në mars të vitit 2026 në Nju Jork.
Incidenti i Ryan Reynolds u përfshi gjithashtu në padinë origjinale të Justin Baldonit, në të cilën ai pretendoi se aktori “shpërtheu në tërbim” gjatë një takimi “traumatik” në apartamentin e tyre.
Justin Baldoni kishte pretenduar se incidenti u shkaktua kur ai pyeti një trajner për peshën e Blake Lively në mënyrë që ta ngrinte atë në mënyrë të sigurt në një shesh xhirimi për shkak të problemeve paraprake me shpinën. Aktorja u informua nga trajneri, i cili njoftoi Reynolds, dhe pasoi një debat i nxehtë.
Avokatët e Baldonit e kishin quajtur reagimin e Reynolds “të papërshtatshëm dhe poshtërues” dhe pretenduan se ndodhi “para miqve të tjerë të famshëm” që hynin e dilnin nga apartamenti në katin e fundit. Avokati i tij, Brian Friedman, i tha Page Six se qortimi i Reynolds ishte “i ashpër”, “i apasionuar” dhe “i zemëruar”, por theksoi se nuk ishte “poshtërim agresiv”.
