Festa me shqiponjë, Shaqiri kujton golin ndaj Serbisë: Jemi provokuar jashtëzakonisht shumë
I ftuar në emisionin “Gredig direkt”, në televizionin zviceran SRF, Xherdan Shaqiri nuk ka hezituar të flasë për golin ndaj Serbisë në vitin 2018 dhe për shumë tema të tjera.
“Festa me shqiponjë- Shumë gjëra janë shkruar në atë kohë. Familjet tona dhe ne jemi provokuar jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës, sidomos në rrjetet sociale.
Kjo krijoi një ndjenjë të fortë te ne për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”, ka deklaruar Shaqiri.
