Ermal Mamaqi sqaron përplasjen me Ema Andrean: Nëse është ndjerë e ofenduar i kërkoj ndjesë!
Aktori Ermal Mamaqi, në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, komentoi polemikat e lindura pas debatit me aktoren Ema Andrea në “Goca dhe Gra”. Mamaqi theksoi se nuk ka pasur asnjëherë qëllim ta ofendojë Andrean dhe i kërkoi ndjesë nëse pa dashje e ka lënduar.
Ai foli edhe për shprehjen “Mu prish gjiza”, të cilën e përdori në një video në rrjetet sociale, pas lajmeve që pretendonin se ishte refuzuar nga aktorja. Mamaqi shpjegoi se fraza ishte pjesë e humorit të tij dhe e stilit që e karakterizon si komedian, pa asnjë tendencë për ofendim.
“Nëse Ema është ndjerë e ofenduar, megjithëse ne u takuam me pas edhe u ndamë shume miqësish, nëse është ndjerë e ofenduar nga kjo fagmë, nga kjo herezi që unë kam bërë i kërkoj vërtet ndjesë sepse sinqerisht nuk mendojë që Ema ka nevojë për ndihmë, kjo është pak por e sigurt.
Për punën e gjizës, kjo është një gjë tjetër lidhet me pjesën time si komik sepse është një gjë që më karakterizon dhe nuk do doja ta lija pa e përmendur edhe këtë. Kjo pjesa që unë bëjë vazhdimisht nëse e keni vënë re, si të thuash bëjë një formë marketingu me humor edhe tregojë atë anën time humoristike, që është shumë e fortë edhe nuk rri dot pa e bërë, por edhe nga ana tjetër i kthej përgjigje njerëzve që u shqetësuan kaq shumë për refuzimin sikur të kishte ndodhur ndonjë gjë… do bjeri qeveria nëse s’do vij Ema, kjo ishte për humor”, u shpreh Ermal Mamaqi.
