Fri, Nov 14, 2025

Upsss! Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse pas disa deklaratave në Twitter!

Upsss! Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse pas disa deklaratave në Twitter!
  • PublishedNovember 14, 2025

Bebe Rexha është bërë sërish pjesë e debatit publik, pasi një seri komentesh të saj në platformën X (ish-Twitter) ndezën një polemikë të fortë me një përdoruese të rrjeteve sociale. Këngëtarja, e cila shpesh shprehet hapur për çështje sociale, reagoi mbi ndikimin e luftërave te civilët, duke theksuar se “gratë dhe fëmijët janë ata që mbajnë peshën më të rëndë të konflikteve të shkaktuara nga burrat”.

Deklarata e saj mori reagime të shumta, por komenti më i ashpër erdhi nga një përdoruese me emrin Morgan, e cila e akuzoi Rexhën se po denigronte burrat, ndërsa shtoi edhe një provokim lidhur me bazën e fansave të artistes. Komenti i saj shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Bebe Rexhës, e cila e rishpërndau postimin dhe u kundërpërgjigj pa dorashka.

Në reagimin e saj, Rexha e cilësoi ndjekësen “toksike” dhe kërkoi që ajo të largohej nga profili i saj. “Fansat e mi e dinë shumë mirë që kjo nuk ka lidhje me komunitetin tim gay. Dhe për ‘s’je më relevante’? Ti je në faqen time, ndaj dikush nga ne dy qartësisht është relevante”, shkroi artistja.

Këngëtarja shtoi se nuk ka ndërmend të injorojë sjelljet toksike online dhe se shpesh vendos të reagojë për t’i vënë kufi komenteve negative. “Nuk kam ndërmend t’i lë njerëzit toksikë të shpërndajnë negativitet. Dikush duhet t’u tregojë vendin”, u shpreh ajo.

Debati ka ndarë opinionet e ndjekësve, por një gjë mbetet e qartë: Bebe Rexha nuk e shmang konfrontimin kur ndjen se po sulmohet padrejtësisht, duke e kthyer rrjetin social në vendin ku ajo mbron hapur qëndrimet e saj.