Sat, Nov 15, 2025

Berisha tregon emocionet e ndeshjes së kombëtares me Serbinë: Kënaqësia e jetës sime kur…

Berisha tregon emocionet e ndeshjes së kombëtares me Serbinë: Kënaqësia e jetës sime kur…
  • PublishedNovember 15, 2025

I pyetur nga qytetarët nëse do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Anglisë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh jashtë temave politike, duke folur me entuziazëm për kombëtaren shqiptare dhe momentet historike në futbollin kuqezi.

“Do t’i uroj shumë fat kombëtares sonë. E kam uruar dhe e uroj,” tha Berisha gjatë bashkëbisedimit online. Ai theksoi se e ndjek me kënaqësi progresin e ekipit shqiptar, duke vlerësuar arritjet e viteve të fundit.

Berisha rikujtoi gjithashtu ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë, të cilën e quajti një nga momentet që i ka dhënë “kënaqësinë më të madhe” në jetën e tij si tifoz. “Ka qenë kënaqësia e jetës time kur e zhvlerësuan Serbinë në atë ndeshje që do të shkruhet me gërma të arta në analet e historisë. Ajo kishte vlerë europiane,” u shpreh ai. Sa i përket përballjes së radhës me Anglinë, Berisha uroi sukses kundër një “skuadre të fortë”, duke theksuar se kombëtarja shqiptare “na ka nderuar” me paraqitjet e saj.

Mesazhi i tij përfundoi me mbështetje të plotë për ekipin kuqezi.