Kim Kardashian dhe Kris Jenner kundërshtuan padinë e Ray J, reagon ashpër ky i fundit
Ray J ka dorëzuar një përgjigje dhe kundër-padi ndaj padisë për shpifje të Kim Kardashian dhe Kris Jenner në lidhje me kasetën e tij seksuale me Kardashian. Në dokumentin e dorëzuar më 13 nëntor, Ray J (William Ray Norwood Jr.) akuzon Kardashian dhe Jenner për shkelje të një marrëveshje me vlerë 6 milionë dollarë, të arritur në vitin 2023 lidhur me kasetën. Ai mohon të gjitha akuzat për shpifje, duke i quajtur ato si një “shfaqje publike” të mbushur me “gënjeshtra të keqija” dhe thotë se padia nuk ka të bëjë me shpifjen, por me “përfitime publike, pushtet dhe hakmarrje.”
Ray J pohon se Kardashian dhe Jenner po e padisin për të tërhequr vëmendjen dhe për të nxjerrë përfitime për bizneset e tyre mediatike, duke kërkuar që padia të hidhet poshtë. Ai kërkon 1 milion dollarë dëme, përveç tarifave të avokatëve dhe dëmshpërblimeve të tjera.
Sipas padisë së Ray J, kaseta u filmua me pëlqimin e të dyve dhe ata kishin filluar të diskutonin për publikimin e saj në vitin 2006. Ai akuzon Kardashian dhe Jenner për përdorimin e një padie false për të krijuar një histori viktimizimi, ndërkohë që, sipas tij, ata kanë shpifur për një marrëveshje të rreme me kompaninë Vivid Entertainment që publikoi videon në vitin 2007.
