Sat, Nov 15, 2025

A po përgatiten Meghan Markle dhe Princi Harry për një rikthim në Australi?

A po përgatiten Meghan Markle dhe Princi Harry për një rikthim në Australi?
  • PublishedNovember 15, 2025

Në 12 nëntor, astrologia australiane Angela Pearl ka shpërndarë një foto të papublikuar më parë me Dukën dhe Dukeshën e Sussex nga vizita e tyre e fundit në Nju Jork, së bashku me një letër nga çifti që sugjeron planet për një vizitë të mundshme në Australi. Një rikthim në “Down Under” do të ishte shumë i rëndësishëm për Princin Harry, 41 vjeç, dhe Meghan, 44 vjeç. Kjo do të ishte vizita e tyre e parë në Australi që nga momenti kur ata hoqën dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u vendosën në Kaliforni, një lloj rikthimi në një vend që i ka pritur ata me turma të mëdha gjatë turneut të tyre të parë mbretëror në vitin 2018.

Në postimin e saj të 12 nëntorit, Pearl, e cila është gjithashtu një folëse motivuese dhe autore, ka ndarë një foto të re me Princin Harry dhe Meghan, duke përshkruar atë si një “mbrëmje speciale”, dhe falënderuar çiftin për ftesën dhe bisedën frymëzuese. Fotoja u bë në të njëjtën ditë kur Duka dhe Dukesha e Sussex kishin dalë për darkë në Nju Jork, gjatë vizitës së tyre të lidhur me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Ata ishin fotografuar në të njëjtin veshje ndërsa dilnin nga Soho House, një lokal privat, bashkë me mikun e tyre, këngëtarin Ed Sheeran.

Po ashtu, Pearl ka shpërndarë një imazh të dytë, një foto të letrës që çifti i kishte dërguar, e cila ishte pjesërisht e fshehur. Letra, e datuar 24 tetor 2025 dhe e markuar si “Korrespondencë Personale”, nis me fjalët: “E dashur Angela”.

Ky postim ka ngritur dyshime dhe spekulime lidhur me mundësinë që Meghan dhe Harry të rikthehen në Australi, duke u bërë kështu një rikthim i mundshëm i tyre pas largimit nga detyrat mbretërore.