“Ndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana hedh në gjyq gazetarin, “shpërthen” Tozaj: Së shpejti nxjerr listën e eskortave
Një konflikt i nisur nga deklarata e gazetarit Elton Tozaj ka marrë përmasa të reja dhe mjaft të tensionuara, duke e zhvendosur debatin nga studiot televizive drejt gjykatës. Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin, pasi akuzat dhe insinuatat e tij janë konsideruar nga pala e saj si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike.
Gjithçka nisi pas një interviste të Tozajt në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku gazetari deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.
Këto deklarata ndezën menjëherë rrjetin, duke hapur diskutime të ashpra rreth qëllimit dhe vërtetësisë së tyre.
Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik. Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar:
“Luana më vë avokatin të më marrë në telefon pas intervistës. Këto s’kanë as guxim të telefonojnë, aq të dh*ra janë…”
Ky postim jo vetëm nuk e ul tensionin, por e përshkallëzon akoma më shumë. Pak orë pas deklaratës së parë, Tozaj reagoi sërish këtë herë me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, të cilin shumë e interpretuan si kërcënim:
“Së shpejti listën kush del si eskortë nëpër burgje.”
![]()
