Sun, Nov 16, 2025

“Disa bëjnë partnerin të lumtur, disa tradhtojnë”/ Çfarë nënkupton Ronela Hajati?

“Disa bëjnë partnerin të lumtur, disa tradhtojnë”/ Çfarë nënkupton Ronela Hajati?
  • PublishedNovember 16, 2025

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndezur kurreshtjen e ndjekësve ditën e sotme pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke hapur rrugë për aludime të reja mbi jetën e saj personale.

Ronela ka publikuar një video ku shfaqet duke parë një film, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj, i cili është interpretuar si një mesazh me nënkuptim.

“Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar,” ka shkruar këngëtarja.

Ky tekst ka bërë që fansat të dyshojnë nëse diçka e papritur ka ndodhur në marrëdhënien e saj, sidomos duke marrë parasysh faktin që Ronela vetëm pak kohë më parë kishte konfirmuar lidhjen. Postimi i sotëm ka ngritur pyetje të shumta: A është ky një reagim personal? Apo thjesht një citim i lidhur me filmin që po shihte?

Deri më tani, Ronela nuk ka dhënë asnjë sqarim, dhe ndjekësit janë ndarë mes atyre që mendojnë se këngëtarja po përjeton një situatë të vështirë emocionale dhe atyre që besojnë se fjalia nuk lidhet aspak me jetën e saj private.

Megjithatë, fansat shpresojnë që postimi të jetë vetëm një reflektim i shkëputur nga filmi, dhe jo një sinjal për probleme në romancën e saj.