Dy moderatorë! Zbulohen emrat e parë të përfolur për Big Brother Vip Albania 5
Ndërsa afrohet muaji dhjetor dhe nisja e sezonit të pestë të Big Brother Vip Albania, po shtohen edhe emrat që qarkullojnë si konkurrentë të mundshëm të këtij edicioni. Burime të Vip Magazine bëjnë me dije se ndër pretendentët e parë janë dy figura të njohura të Radio Televizionit Shqiptar.
Në listën e parë të emrave të diskutuar është Sabina Mete, një nga figurat e sportit në RTSH.
Gjithashtu edhe Ardit Murataj, moderator i njohur i programeve të mëngjesit dhe i showbiz-it në RTSH, është një ndër kandidatët potencialë për të qenë pjesë e shtëpisë. Murataj ka moderuar disa formate televizive dhe së fundmi drejtonte emisionin e mëngjesit në bashkëprezantim me Krisa Çaushin.
Nuk është hera e parë që televizioni publik prodhon emra për Big Brother Vip. Edicioni i kaluar solli si konkurrente ish-figurat e RTSH-së Krisa Çaushin, Gerta Gixharin dhe Valbona Mhillin, të gjitha të afirmuara më parë në ekranin publik.
Pse ka kaq shumë largime nga RTSH?
Sipas analizave, ndryshimet e shpeshta të drejtuesve në RTSH gjatë viteve të fundit kanë krijuar pasiguri mes stafit. Kjo situatë, sipas burimeve të brendshme, ka shtyrë shumë prej tyre të shohin Big Brother Vip si një mundësi për të fituar më shumë vëmendje, ekspozim publik dhe oferta të reja në tregun mediatik.
