Tue, Nov 18, 2025

Edi hyn sërish në BBVK: Anisa ndez rrjetin me reagimin e saj

Edi hyn sërish në BBVK: Anisa ndez rrjetin me reagimin e saj
  • PublishedNovember 18, 2025

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova u hap me një skenë që nuk pritej nga shumëkush: rikthimin e Eduart Kuqit, ose siç e njeh publiku, Edin. Pas largimit të tij vullnetar sezonin e kaluar, për shkak të tensioneve dhe debateve të forta, shumë menduan se historia e tij me formatin kishte përfunduar. Por hyrja e tij e papritur e riktheu menjëherë vëmendjen tek dinamika e tij e dikurshme brenda shtëpisë.

Rikthimi i Edit nuk kaloi pa reagime. Një prej të parave që u komentua ishte ai i Anisa Veselit, ish-banores me të cilën ai krijoi një lidhje të ngushtë gjatë BBVK3. Të dy u panë disa herë bashkë gjatë verës, duke ushqyer spekulime për një raport që mund të kishte vazhduar edhe pas programit.

Në momentin që Edi po kalonte pragun e shtëpisë së BBVK4, Anisa publikoi në rrjete sociale një foto ku shfaqet duke mbuluar fytyrën dhe duke qeshur, shoqëruar me emoji që qeshin me lot. Postimi u interpretua nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë për hyrjen e tij, duke hapur sërish diskutime rreth marrëdhënies së tyre.


Reagimi i saj, edhe pse i shkurtër dhe pa fjalë, u bë shkak që publiku të nisë të pyesë nëse Anisa do të japë një qëndrim të qartë, apo nëse do ta lërë opinionin të lexojë mes rreshtave. Ndërkohë, brenda shtëpisë, mbetet për t’u parë se si Edi do të pozicionohet këtë sezon dhe nëse rikthimi i tij do të sjellë dinamika të reja në lojë.