Thu, Nov 20, 2025

I fiksuar pas Asllanit, si Inter i prishi planet Fabregas, zikaltërit refuzon edhe 20 mln euro nga Anglia

I fiksuar pas Asllanit, si Inter i prishi planet Fabregas, zikaltërit refuzon edhe 20 mln euro nga Anglia
  • PublishedNovember 20, 2025

Në Itali, mediat kanë zbuluar disa prapaskena shumë interesante në lidhje me Asllanin, me të shkuarën e tij tek Inter. Verën e shkuar, përpara se mesfushori kuqezi të transferohej te Torino, Asllani ishte pranë kalimit të Como, në një kohë kur Fabregas ishte fiksuar pas idesë për ta pasur në skuadër. Atë kohë, “TuttoSport” zbulon se Inter bëri bllokadë, duke refuzuar largimin e mesfushorit kuqezi.

Jo vetëm oferta zyrtare nga Como, “TuttoSport” zbulon gjithashtu se afro 1 vit më parë, Inter refuzoi edhe një herë shumë të mirë ekonomike nga Premier League, ku një ekip anglez ofronte 20 milionë euro për kartonin e tij, edhe këtë herë Inter bëri bllokadë me shpresën se Asllani do të arrinte të ngrihej në lartësinë e pjesës tjetër të mesfushës, por edhe këtë herë mesfushori kuqezi zhgënjeu, nuk arriti kurrë të zëvendësonte Calhanoglu duke bërë që në fund drejtuesit e Inter të dorëzoheshin dhe të lejonin largimin e tij këtë verë te Torino.

Inter Asllani
Inter Asllani

Asllani u transferua te “demat” në formë huazimi me të drejtë blerje për 12 milionë euro, plus arritën të mbanin edhe një pjesë të kartonit. Në Torino, Asllani e nisi mirë këtë sezon, por pak nga pak edhe tek ekipi “granada” humbi statusin e tij si titullarë, të paktën në ndeshjet e fundit.

()