Thu, Nov 20, 2025

Çështja “Xhaka” trazon Kosovën, prishtinaliu reagon në shqip: Faleminderit!

Çështja “Xhaka” trazon Kosovën, prishtinaliu reagon në shqip: Faleminderit!
  • PublishedNovember 20, 2025

Kosova i bëri një mbyllje fantastike fazës kualifikuese të Botërorit, duke siguruar me spektakël një vend në “play-off”, por kjo arritje historike u zbeh jo pak pas asaj që prodhoi sfida e fundit kundër Zvicrës, ku në mënyrë të papritur në qendër u vendos Granit Xhaka. Gjatë ndeshjes disa tifozëve të Kosovës vërshëllyen prishtinaliun, diçka që Xhaka nuk e priti mirë.

Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, por një nga shqiptarët më të famshëm në botën e futbollit, shprehu hapur pakënaqësinë për këto vërshëllima, ku hapur shtoi se “ndihet i lënduar pasi ishte një situatë që nuk e priste, për më tepër në atë që ai e konsideron shtëpinë e tij, në Prishtinë”.

Në krah të Xhakës doli thuajse i gjithë ambienti, në Kosovë, Shqipëri dhe jo vetëm, fundja Xhaka ka qenë dhe është një nga personazhet që ka bërë shumë për njohjen e Kosovës, për futbollin në Kosovë dhe jo vetëm.

Xhaka Status
Xhaka Status

Së fundmi, Xhaka reagoi edhe një herë në rrjetet e tij sociale, ku shqip shoqëroi disa foto me mbishkrimin: “Faleminderit!”

()