NBA/Marshim prej kampioni, Oklahoma nuk njeh rival, 15 fitore në 16 ndeshje
Kampionët në fuqi të NBA Oklahoma City Thunder vijon marshimin prej kampioni në nisje të sezonit të rregullt.
Oklahoma korri suksesin e 15-të sezonal pas triumfit 113-99 ndaj Sacramento, duke qenë skuadra që kryeson në NBA. Alexander Shai me 33 pikë vijon të jetë lider për kampionët. Jashtë fushe fiton ekipi i Houston, që falë 28 pikëve të Sengun mundi 114-104 Cleveland.
Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mposhti 122-121 Portland. Ishte Vucevic që realizoi 27 pikë ai që i dha fitoren skuadrës së Bulls, duke shënuar koshin vendimtar. Edhe New York fiton në fund ndaj Dallas, 113-111, falë 28 pikëve të Jalen Brunson.
Në fushën e tij, Miami mposhti 110-96 Golden State. Mungesa e Curry e ndie të miqtë, ndërsa për Miami u dallua Norman Powell me 25 pikë. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Denver, që mundi 125-118 New Orleans. Nikola Jokic protagonist me 28 pikë
