Shqipëria sheh drejt Botërorit, në Play Off “peshkon” një rival të kalueshëm
Në Zvicër u hodh shorti i Play Off të Botërorit, ku Shqipëria dhe Kosova u njohën me rivalët e muajit mars.
Kundërshtar i kalueshëm për kuqezinjtë, që e shohin veten në Grupin B dhe do sfidojnë Poloninë në gjysmëfinale. Në rast se shkojmë në finale, aty do përballemi me çiftin Ukrainë-Suedi.
Kosova “gjen’ Sllovakinë në gjysmëfinale. Dardanët, nëse kalojnë këtë pengesë, në finale masin forcat me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026. Në Botëror, nga takimet që do zhvillohen në mars, do të shkojnë 4 ekipe.
Ndërkontinental:
Keledonia e Re/Xhamajka – Kongo
Bolivia/Suriname – Irak
Europa:
Grupi A
Italia/ Irlanda e Veriut – Uells/ Bosnja Hercegovinë
Grupi B
Ukraina/ Suedi – Polonia/ Shqipëri
Grupi C
Turqia/ Rumania – Sllovaki/ Kosova
Grupi D
Danimarka/ Maqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë

Vazot e shortit
Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia
Vazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
