Thu, Nov 20, 2025

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar
  • PublishedNovember 20, 2025

Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë të paralizuar nga njëra anë. Në një mesazh prekës, ai shprehu se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm fjalën “Ndihmë” në një letër.

“Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” shkroi ai ndër të tjera.

Në një tjetër reagim emocional, artisti tregoi se gjyshi i tij, i cili është 85 vjeç dhe ka kaluar dramat e humbjes së dy djemve, ende shfaq dëshirë të jetojë dhe kërkon ndihmë për t’u mbajtur në jetë.

“Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe 2 djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” shkroi Getinjo, duke reflektuar mbi forcën dhe vullnetin e të moshuarit.

Ai shtoi një mesazh për brezin e sotëm, duke i kujtuar se jeta duhet shijuar sa është koha:
“Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”

Fansat dhe ndjekësit i janë bashkuar urimeve për shërim të shpejtë të gjyshit të tij dhe mbështetjes për familjen në këtë periudhë të vështirë.

Screenshot
Screenshot