Fri, Nov 21, 2025

Yll Limani ndez rrjetin me misterin e ri, publikohet data e projektit “TSN”

Yll Limani ndez rrjetin me misterin e ri, publikohet data e projektit “TSN”
  • PublishedNovember 21, 2025

Këngëtari i njohur Yll Limani ka krijuar një stuhi kureshtjeje në rrjetet sociale, duke e kthyer llogarinë e tij në Instagram në një enigmë që po diskuton i gjithë publiku i muzikës shqiptare. Ylli fshiu të gjitha postimet nga profili i tij, duke lënë vetëm një sfond vjollcë me inicialet intriguese “TSN”, ndërsa edhe fotografia e profilit u zëvendësua me të njëjtën tematikë.

Ky veprim i menjëhershëm u interpretua si një paralajmërim i një epoke të re artistike dhe menjëherë ndezi spekulime të fansave: mos vallë bëhet fjalë për album? Një projekt vizual? Apo një kthesë tërësisht të re në stilin e tij muzikor?

Pas ditësh hamendësimesh, këngëtari duket se ka vendosur t’i japë një drejtim më të qartë këtij misteri. Në postimin e fundit në Instagram Story, ai publikoi sërish inicialet “TSN”, por këtë herë shoqëruar me një detaj vendimtar: datën 18.12.2025.

Ky njoftim ka çuar internetin në “alarm pritjeje”, duke sinjalizuar se më 18 dhjetor do të zbulohet diçka madhore. Fansat kanë nisur të analizojnë çdo detaj, duke krijuar teori të ndryshme për kuptimin e projektit.

Një album i ri? Një projekt? Një këngë që hap një kapitull të ri muzikor?

Deri tani, Ylli nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër, duke e bërë pritjen edhe më tërheqëse. Ajo që duket e sigurt është se “TSN” po afrohet dhe artisti ka vendosur të ndërtojë pritje masive për këtë publikim.