Fri, Nov 21, 2025

Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita

Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita
  • PublishedNovember 21, 2025

Situata brenda Big Brother VIP Kosova është acaruar ndjeshëm pas publikimit të pamjeve ku Elijona, banorja më e re e shtëpisë, shihet nën presion nga Benita dhe Alba. Debatet e forta në “prime” dhe reagimet pasuese kanë krijuar një atmosferë të rënduar në shtëpi, ku tensioni është kthyer tashmë në kryefjalë.

Pas shfaqjes së videove në ekran, Benita ka shprehur publikisht pendesën e saj, duke pranuar se sjellja e saj nuk ka qenë e duhura.

“Unë sinqerisht i pashë pamjet edhe kërkoj falje, se as mu nuk më pëlqen, po kështu kanë rrjedh. Prapë se prapë të kërkoj falje. Po ti vetë e ke bërë punën deri këtu.”

Megjithëse kërkoi ndjesë, Benita insistoi se nuk ka qenë iniciatore e konfliktit dhe se, sipas saj, Elijona “ka kërkuar betejën” me to.

Situata u përshkallëzua edhe më tej pas debatit të ashpër në transmetim, ku Alba u vu në qendër të kritikave për sjellje të interpretuara si bullizuese. Ajo nuk e pranoi mënyrën se si u paraqit klipi dhe reagoi me emocione të forta. Pas shkëmbimit të fjalëve me moderatorin, Alba u largua menjëherë nga zona kryesore e shtëpisë dhe u izolua në dhomën e gjumit. Kamerat e treguan të ulur vetëm, duke qarë dhe duke refuzuar çdo komunikim me banorët e tjerë.

Banorët kanë shfaqur shqetësim për gjendjen e saj, ndërsa atmosfera në shtëpi është bërë edhe më e tensionuar.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse Alba ndodhet në Dhomën e Rrëfimit apo nëse po mendon realisht të braktisë përfundimisht programin.