Burnley përballet me ish-ekipin e Brojës, merret vendimi për sulmuesin kuqezi
Burnley pret në shtëpi Chelsean, në kuadër të Premier League. Këtë sfidë, sulmuesi shqiptar i Burnley, Armando Broja e nis nga stoli. Duke qënë se Broja vjen nga dëmtimi, trajneri Parker ka vendosur që ta lërë në pankinë.
Futbollisti i kombëtares u lëndua në ndeshjen e kuqezinjve ndaj Anglisë, duke dalë nga fusha përpara kohe.
Pritet të shihet nëse lojtari do aktivizohet në pjesën e dytë ndaj ish-skuadrës së tij, apo jo. 24-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje me Burnleyn.
