VIDEO/ Dy gola për t’i dhuruar Esteghal-it kualifikimin, Asani “ndez” në Iran
Jasir Asani po shkëlqen ndalur në Iran, aty ku është pjesë e skuadrës së Esteghlal. Sulmuesi i Shqipërisë, ka realizuar dopietën në kupë, duke i dhuruar kualifikimin skuadrës së tij, në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Padybad.
Asani barazoi llogaritë në të 89-tën me penallti duke çuar sfidën në shtesë, ndërsa në të 100-tën shënoi golin që i dha Esteghlal-t një biletë për në fazën tjetër.
30-vjeçari qëndroi në pankinë në ndeshjet e fundit kualifikuese të botërorit ndaj Andorrës dhe Anglisë, por forma e tij në Iran vijon të jetë mbresëlënëse.
